Aksione në veri të Kosovës, arrestime të bujshme

Aksione në veri të Kosovës, arrestime të bujshme

94
0
Shares

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të Kosovës. Një numër i madh personash janë arrestuar, duke përfshirë këtu policë e qytetarë.

Njësitë e shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës, njoftojnë mediat vendase.

Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic dhe janë arrestuar pesë persona deri tani. Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me operacionin e Policisë të ndërmarrë në pjesën veriore të Kosovës. Haradinaj thotë se me urdhër të prokurorit, operacioni policor është duke ndodhur në gjithë Kosovën.

Ky operacion sipas kryeministrit është i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka ftuar serbët e veriut që ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY