FOTO/ Ky është shqiptari që e vranë në burgun grek, mësohet arsyeja...

FOTO/ Ky është shqiptari që e vranë në burgun grek, mësohet arsyeja e sherrit me rusët

868
0
Shares

Kanë dalë në pah fotot dhe identiteti i shqiptarit i mbetur i vdekur disa ditë më parë në burgun famëkeq të Trikalasë në Greqi. I riu i identifikuar si Ergest Alija, me origjinë nga Librazhdi u sulmua barbarisht dhe u ther me thika nga dy të burgosur të tjerë me origjinë ruse.

JOQ ka mundur të gjejë fotot e të riut 29 vjeçar që mbeti i vdekur si dhe të zbulojë përmes një qytetari që e njihte shqiptarin dhe arsyen e mundshme të sherrit.

Një i afërm i shqiptarit që mbeti viktimë ka kontaktuar me JOQ Albania dhe ka rrëfyer arsyen pse 29-vjeçari kishte rënë në burgun grek.

Dikur shok qelie me të, shqiptari ka rrëfyer se Aliaj ishte burgosur me akuzën se kishte vjedhur një motor dhe më pas ishte dënuar me 7 vite burg pasi ishte kapur me 150 gram hashash. Shqiptari ka shtuar se Ergesti ishte një djalë shumë bujar dhe sipas tij ishte përfshirë në sherr për të mbrojtur një tjetër shqiptar, i cili ishte ofenduar nga gardiani rus.

Ai ka rrëfyer:

Ergesti ishte nje djale qe rrinte duke qeshur, shume bujar dhe bamires. E njihja mire ate se çfarë njeriu ishte por kete smund ta besoj. Ai ka rene ne burg per nje akuze vjedhje motori. E keshtu i ngjiten vjedhje te tjera. Kur doli me leje se kishte vllain semure, u ngatrrua përsëri dhe ka ren ne burg per 150 gram hashash dhe u denua 7 vjet, se ky eshte shteti grek. Ne burgun ku ndodhi krimi, nje gardian kishte ofenduar nje djale te Shqiperise dhe Ergesti si me i madh i ishte kthyer. Kurse ata kishin relata te mira me gardianin dhe kishin debatuar me fiale dhe mbas 2 oresh e gjuajten ne befasi me 5 thika dy nga mbrapa e tre nga para.”

Shqiptari ka vazhduar me rrëfimin duke shkruar me mllef se duhet të bëhet vetëgjyqësi.

Ndër të tjera, ai shtoi:

Do na detyrojn qe te ngreme armet e te dalim vet zot se perdit shteti grek po i vret shqiptaret. Kam humbur 4 shok ne burg. Por ju siguroj se do kete viktima te tjera neper burgjet greke. Sepse ne skemi as shtet qe te interesohet apo te kujdeset. Atje dhe per Ergestin ndihma kishte qene ne nivelin me te ulet qe ekziston. Ska shanc ambulanca te vonohet 35 minuta. O shtet shqiptar o shtet legen per kaq pak popull i le rrugve e po ti mer dynjaja. Juve ju faleminderit qe ngrini zerin e jepni lajme realitete por keni rene ne vesh te shurdhet, sepse krejt shqiptaret jane viktimat e Europes.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY