Humbi jetën pas lindi fëmijën, arrestohet kardiologu dhe reanimatori në Elbasan

Humbi jetën pas lindi fëmijën, arrestohet kardiologu dhe reanimatori në Elbasan

219
0
Shares

Dy mjekë në Elbasan janë arrestuar, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova, humbi jetën pasi lindi vajzën e saj.

Ata u morën dje ne pyetje, ndërkohe sot, policia ben me dije se i ka arrestuar. Behet fjale per reanimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj.

Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë 1 orë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë. Burime nga Spitali thonë se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.

Por familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.

Njoftimi i policise 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.I., 54 vjeç, banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç, banues në Cërrik, ( të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan), pasi gjatë operacionit (për lindjen e fëmijës) ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY