Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme.
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg. Për pasojë, burrë e grua, Petrit dhe Dava Ndoj nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa katër fëmijët e çiftit kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Mësohet se fëmijët, më i madhi 12 vjeç kanë shpëtuar me lëndime të lehta, pasi janë hedhur nga dritarja në katin e dytë të shtëpisë.
Madje, ata kanë mundur të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa forcat e zjarrfikësve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit kanë mundur të shuajnë flakët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/