DETAJE/Helmimi i nxënësve në Bulqizë, ja si paraqitet gjendja e tyre

DETAJE/Helmimi i nxënësve në Bulqizë, ja si paraqitet gjendja e tyre

186
0
Shares

Ditën e sotme 11 nxënës në një shkollë në Bulqizë u helmuan pas një eksperimenti në lëndën e vizatimit.

Nga informacionet e para bëhej me dije se nxënësit u dërguan të gjithë në spital. Ata kanë treguar se kanë përdorur sapun gjatë eksperimentit të tyre.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor, Bulqizë, ku sqaron se nxënësit janë paraqitur në spital të shoqëruar nga prindërit dhe pas trajtimit mjekësor është konstatuar se nuk kanë pasoja të rënda.

Sipas DSHS, Bulqizë fëmijët kanë dalë nga ambjentet e spitalit rreth orës 13:00. Sipas saj fëmijët nuk kanë rezultuar me ç’rregullime, ndërsa kanë shfaqur simptoma të dhimbjes së kokës dhe të vjella.

Kujtojmë se nxënësit janë pjesë e klasës së 6-shtë të shkollës, ndërsa kishin perdorur i sapunit 15 lekësh, në vend të plastelinës për eksperiment.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY