Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas situatës së fundit të krijuar në protestën e opozitës. Meta bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve.
“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, bëhet me dije nga Presidenca.
Kujtojmë se ndodhen dhe autobotet me ujë të cilat po u hidhen protestuesve për ti shperndare ndërsa gazi lotsjellës vazhdon të hidhet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/