PAMJE TE RENDA/28-vjeçari ekzekuton 40 persona në xhami, sulmin me armë e...

PAMJE TE RENDA/28-vjeçari ekzekuton 40 persona në xhami, sulmin me armë e transmeton live

346
0
Shares

Një ngjarje makabre është shënuar në një xhami në Zelandën e Re ku nga një sulm me armë mbetën të vdekur 49 persona.  Një australian 28-vjeçar, i identifikuar si Brenton Tarrant është autori kryesor i masakrës.

Ngjarja ndodhi në xhaminë Al Noor dhe xhaminë Masjid në periferi të Linwood.

Sulmi i planifikuar, është filmuar dhe transmetuar gjatë gjithë kohës live në rrjetin social facebook ku janë dhënë si moment i sulmit dhe momenti i tmerrit që kanë përjetuar besimtarët, fakt ky i cili i rrit edhe më tepër përmasat e ngjarjes.

Xhirimet e ngjarjes fillojnë që në momentin kur agresori, Brenton Tarrant hipën në makinën e tij veshur me veshjen e tij ushtarake duke u shprehur “le të fillojë festa”. Ai vazhdon dhe filmon gjithë udhëtimin e tij për në xhami, ku shihet duke dëgjuar këngë ushtarake dhe muzikë folklorike serbe.

Pas parkimit të makinës së tij në cepin e xhamisë, Tarrant merr armët e tij gjysmëautomatike, dhe fillon të gjuaj mbi besimtarët jashtë dhe në brendësi të xhamisë. Nga pamjet e tmerrit shihen besimtarët të cilët bien në tokë, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë që mund t’i ketë shpëtuar sulmit.

KLIKO-KUJDES PAMJE TE RENDA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY