Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, ndalohen 5 të rinj

Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, ndalohen 5 të rinj

117
0
Shares

Policia ka proceduar penalisht 5 shtetas të cilët ushtruan dhunë ndaj fotografit të ekipit të Flamurtarit.

Burime zyrtare thonë se këta persona janë identifikuar dhe rezulton se më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:

I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë
G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë
K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë
I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY