Programi i PD, Basha prezanton koncesionet dhe taksat që shfuqizohen

Programi i PD, Basha prezanton koncesionet dhe taksat që shfuqizohen

294
0
Shares

Partia Demokratike ka prezantuar sot programin e saj ekonomik.

Në praninë e kompanive dhe bizneseve të ndryshme, kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar masat që Partia Demokratike do të shfuqizojë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së saj.

Më poshtë keni pikat kryesore të programit të prezantuar nga Lulzim Basha:

Ekonomi e hapur, konkurrencë e lirë

Çlirimi i sistemit nga trinomi krim-oligarki-burokraci

Luftë kundër oligarkisë njësoj si kundër krimit

Shanse të barabarta dhe treg i lirë për biznesin

Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët

Shfuqizimi i kontratave, lejeve dhe licencave abuzive

Në 100 ditë, eliminohen burokracitë për biznesin

Në 100 ditë, shkatërrohet rrjeti shtetëror i gjobëvënës mbi biznesin

Brenda një mandati, Shqipëria në listën e 30 vendeve më reformatore

Rritja e punësimit dhe kujdesi për sipërmarrjen

Sistem tatimor të thjeshtë për tatimpaguesin dhe administratën

Shndërrimin e inspektorit tatimor në shërbëtor të qytetarit

Më shumë lekë për njerëzit. Hapje e vendeve të reja të punës

Më pak kontroll mbi biznesin nga inspektorët

Biznesi i vogël-gjenerator i punësimit

Rritja e kufirit për TVSH nga 2 milionë në 14 milionë lekë

Tatim me kuotë fikse sa 0.5% e xhiros vjetore

Ndalimi i kontrolleve pas vendosjes së pullës fiskale

Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore ( për të vetëpunësuarit nga 24% në 18%. Për të punësuarit në 9%)

Tërheqja e investimeve të huaja

Shfuqizim i taksës “Rama” për karburantet, ulje e çmimit me 30 lekë/litër.

Taksimi i sheshtë 9%

(tatim fitimi, tatim mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatim mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributet e punëdhënësve dhe punëmarrësve për sigurimet shoqërore)

Rimursimi i menjëhershëm i TVSH nëpërmjet ngritjes së një fondi special

Shkallë të larta për amortizimin. Shqipëria vendi më tërheqës në Europë

Zëvendësimi i taksës të ndikimit në mjedis me tarifë të njëjtë me koston e shtetit

Ulje e çmimit të energjisë elektrike me 30-40%

Mbështetja për fermerët dhe prodhimin vendas

100 milionë USD subvencionim direkt

50 milionë USD investime

Naftë pa akcizë për fermerët dhe peshkimin

Mbrojtje e prodhimit vendas

Rritje e kontrollit mbi cilësinë e produkteve dhe akses në treg

Arsimi-prioritet kombëtar

Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

10 mijë stazhe të paguara në vit për studentët

Modeli gjerman për arsimin profesional (50% teori, 50% praktikë)

IT, Agropërpunimi & Turizmi fusha prioritare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY