Emisioni investigativ ‘Stop” ka publikuar video-skandali ku shihet qartë se si gjyqtari i Fierit merr para cash dhe më pas në zyrën e tij i kërkon gruas edhe marrëdhënie seksuale.
Gjyqtari Roland Hysi pasi i ka kërkuar ryshfet, ka insistuar edhe për marrëdhënie seksuale me një grua të divorcuar, e cila kërkonte të merrte kujdestarinë e vajzës së mitur.
Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/