Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin e Këshillit Kombëtar teksa do të zgjedhë me anë të votave edhe anëtarët e këtij këshilli.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristanit, zgjedhja e strukturave të partisë është bërë në mënyrë demokratike sipas statutit që parashikon zgjedhjen e tyre me një anëtar një votë.
Ndërkohë në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se anëtarët e PD kanë pushtet të vërtetë brenda PD dhe se është normale të ketë pakënaqësira brenda demokratëve.
Basha u ndal tek protestat e studentëve duke theksuar se ata i dhanë një mesazh të madh politikës.
”Dua të mbështes sot qytetarët që protestojnë kundër prishjes së Teatrit, apo studentët që protestojnë kundër reformës në arsim.
Rinia studentore ka flakur inercinë e mosveprimit e heshtjes duke na dhënë shembull. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për energjinë dhe ndershmërinë e rinisë, por mbi të gjitha për një mentalitet të ri politik, për një qasje të re ndaj politikës dhe për një politikë ndryshe”tha Basha.
LIVE – Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 15 décembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/