Dy të rinj shqiptarë nga Kosova u rrahën brutalisht nga shtetas serbë vetëm se po flisnin shqip në Serbi.
Pas kësaj ngjarje të shëmtuar dhe të rëndë, njëri prej tyre mori plagë të rënda dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ndërsa i riu tjetër kishte marrë dëmtime më të lehta.
Çlirim Maloku, është emri i 19-vjeçarit nga Hasi i Prizrenit, i riu i cili paraqitet në gjendje serioze shëndetsore. Ndërkohë, shoku i tij, G.B, i cili është në gjendje më të mirë, ka folur për herë të parë pas sulmit në qytetin serb.
Për “Blicin” ai ka dhënë detaje nga momenti i sulmit.
“Kemi qenë duke shkuar në shtëpi. Kam parë një linjë të taksisë në stacion dhe i kam thënë atij në shqip që të nxitojë. Pastaj, dy persona kanë ardhur dhe kanë filluar të na sulmojnë. Më pas kanë ardhur edhe dy të tjerë”, ka thënë G.B.
Burime nga spitali ku dy të rinjtë janë shtruar, bëjnë me dije se gjendja e Malokut është stabilizuar pasi iu nënshtrua operacionit. I riu kishte marrë lëndime të rënda në kokë.
Kujtojmë se në lidhje me sulmin në fjalë kanë reaguar të gjithë krerët shtetërorë të Kosovës dhe gjithashtu dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç u shpreh se do të kërkonte që institucionet të kryenin detyrën për të kapur ata që dhunuan shqiptarët dhe marrë dënimin që meritojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/