Pas Vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për këtë ngjarje të rendë të ndodhur në qytetin bregdetar.
Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i një prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.
Të ndaluarit janë Artur Isa dhe Besnik Bushi të cilët janë të dyshuar për grabitjen në Prokurorinë e Durrësit.
Është caktuar masa e ndalimit edhe për rojën e objektit Nias Lena i cili ka qenë në shërbim gjatë kohës që grabitësit kanë mundur të hyjnë në zyrat e institucionit dhe të kryejnë vjedhjen e dokumenteve.
Ndalimi i dy personave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se autorët e dyshuar janë duke u marrë në pyetje.
Grabitësit kanë hyrë me forcë gjatë natës se kaluar në Prokurorinë e Durrësit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm. Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.
Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/