Shoqata e Arbitrave dënon veprimin antisportiv të VIP-it Eriont Braçe

Shoqata e Arbitrave dënon veprimin antisportiv të VIP-it Eriont Braçe

150
0
Shares

Kundër reagimit antisportiv të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Erion Braçe, në përfundim të ndeshjes së mbrëmjes së të hënës mes Partizanit e Skënderbeut, ka reaguar Shoqata e Arbitrave shqiptarë të futbollit.

Kjo shoqatë dënon veprimin antisportiv dhe aspak të drejtë prej deputetit Braçe, i cili në fundin e ndeshjes së vlefshme për javën e 30 të Kategorisë Superiore, goditi me një send të fortë arbitrin kryesor të takimit, kur ky i fundit po hynte drejt dhomave të zhveshjes së bashku me ndihmësit e tij.

Shoqata e Arbitrave e dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi.

“Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk i përkasin aspak futbollit, e për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit”, thuhet në reagim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY