EMRI & FOTO/ Vetting-u në drejtësi, shkarkohet edhe një prokurore

EMRI & FOTO/ Vetting-u në drejtësi, shkarkohet edhe një prokurore

186
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi prokuroren e Shkdorës Besa Nikëhasani. Sipas komisionerëve ajo nuk kalon procesin e kontrollit pasi nuk justifikon pasurinë e saj.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë dëgjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit. Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kaluar në sitë tre gjyqtar dhe një prokuror ndërkohë që në pritje janë afro 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin. teksa po ashtu janë larguar nga sistemi 16 gjyqtarë e prokurorë.

Relatorja e çështjes, Genta Bungo, tha në senacën e parë se nga verifikimet e bëra nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive (ILDKPI), kishte konstatuar se prokurorja nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë por kishte qenë një hetim i thelluar i KPK-së që kishte arritur në përfundimin se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti.

Vetë prokurorja tha se pretendimet e Komisionit nuk qëndrojnë, pasi ajo nuk ka fshehur asnjë pasuri, ndërsa pasaktësitë në disa deklarime janë bërë për shkak të disa lapsuseve në vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY