Sikurse pritej, mes problemeve me frymëmarrjen, (si kur deklaro zbythjen nga taksa e Rrugës së Kombit) dhe sjelljes delirante, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë.
Në një deklaratë për shtyp, kryeministri Rama tha se vendi ynë u ngjit një shkallë më lart,
“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si vend dhe popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE, si një vend që mund dhe duhet ët ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në familjen e BE. Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes së shkuarës”, u shpreh kryeministri Rama.
Kulmin e arriti, kur me frazave, kur nuk “ngatërronte” frazat se “fituan shqiptarët”, apo “merita ishte e PS”, dhe e keqja i mbetej PD, Rama u shpreh se “ky rekomandim është vlerësimi më i madh ndërkombëtar për Shqipërinë në këto 30 vjet”, dhe se “unë dhe PS do të bëjmë realitet ëndrrën e Skënderbeut dhe Rilindësve, për ta bërë Shqipërinë si pjesë të Europës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/