Prej 5 ditësh, familjarët e Nazmi Goxhajt kanë ngritur alarmin se i afërmi i tyre teksa kthehej nga Greqia, në Fier ka humbur kontaktet dhe nuk është bërë më i gjallë.
Policia ka nisur kërkimet pasi dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se e kanë parë të hidhet në lumin Seman.
54 vjeçari me banim në Lalar të Fierit është deklaruar i humbur nga familjarët.
Ai ishte nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të mërkurën e 21 marsit, por nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Lalar të Fierit.
Pasi Nazmiu nuk ka ardhur në shtëpi, sikur pritej, familjarët janë interesuar pranë Agjencisë së Autobusëve, ku kanë mësuar se i afërmi i tyre ka kaluar piken kufitare me autobus në orën 15:25 të 21 marsit, ka ardhur deri në Fier.
Familjarët kanë njoftuar edhe policinë e cila ka nisur kërkimet. Familjarët kërkuan bashkëpunimin e kujtdo që mund ta kenë parë diku apo mund të kenë informacion të vlefshëm për ta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/