Vetting-u shkakton viktimën e parë, shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo

Vetting-u shkakton viktimën e parë, shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo

255
0
Shares

Vettingu ka nisur fshehën në sistemin e drejtësisë, ku ka kapur sot gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,

Fatos Lulo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të vendosë sot nëse gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo e kalon ose jo procesin e vetingut. Dy ditë më parë, nëpërmjet avokatit të tij, Lulo ka dhënë përgjigje për paratë dhe pronat që zotëron.

Në fokus të kësaj seance ishte pikërisht verifikimi i burimit të pasurive të tij, që bazuar në raportin e ILDKPK, ai është zotërues i një apartamenti te ‘Rruga e Durrësit’, e fituar me kontratë dhurimi, një zyrë, sipas deklarimit të tij e dhuruar me vlerë 100 mijë dollarë.

Gjithashtu, gjyqtari Lulo zotëron një banesë në Kanada dhe një depozitë bankare prej 480 mijë dollarë.

I njëjti proces do të zbatohet edhe për gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. Ligji parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasuritë, përjashtohen nga sistemi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY