Hajdarmataj: DIA u përfshi në operacionin ‘shefi’

Hajdarmataj: DIA u përfshi në operacionin ‘shefi’

213
0
Shares

Prokurorë shqiptarë dhe italianë si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhanë detaje sot në lidhje me operacionin e madh antidrogë të zhvilluar dy ditë më parë në Shqipëri dhe Itali.

Më 14 shkurt nga 21 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim, 19 u arrestuan dhe 2 u shpallën në kërkim pjesë e grupeve të narkotiëve mes dy vendeve.

Arrestimi këtyre shtetasve është bërë si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes prokurorive në Tiranë dhe prokurorisë së Barit, tha Besim Hajdarmataj, drejtues i prokurirsë së Krimeve të Rënda.

Sipas tij hetimet janë ende në vijim dhe priten rezultate të tjera në drejtim të luftës kudnër narkotikëve. Hajdarmataj tha se kemi kapacitet profesional dhe njerëzor për operacione të përbashkëta me vende të tejra e vecams me Italinë.

Ai zbuloi gjithashtu se në terren kishte edhe oficerë të DIA-s.
“Finalizimi i një bashkëpunimi të suksesshëm e të frytshëm. Është hera e parë që në një operacion të tillë asistojnë oficerë të DIA-s që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit. Janë siguruar gjithashtu masa sigurimi arrest me burg për Ferhat Hajdinin dhe Fiqiret Seferi për disa episode. Hetimet janë ende në vijim, duke premtuar rezultate pozitive në luftën e përbashkët kundër narkotikëve. Bashkëpunimi ynë është vijues edhe gjithëpërfshirës duke përmendur krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, ku kemi edhe të arrestuar, si Dino Abazi.
Po kryhen hetime paralele nga Shqipëria e Italia për një numër procedimesh për sasi të mëdha narkotikësh, kryesisht kanabis, të trafikuara përmes formave të ndryshme”, deklaroi Hajdarmataj.

Dr.Ettore Cardinali, i prokurorisë anti-mafia të Barit, drejtues i hetimeve që çuan në kapjen e 43 personave konfirmoi informacionet e dhëna nga Hajdarmataj.

“Jam këtu për të verifikuar raportet e mira të besimit që janë vendosur me prokurorinë për krime të rënda që nga viti 2017 me skuadrën hetuese të përbashkët. Kemi konstatuar edhe bashkëpunimin e plotë të policisë në ekzekutimin e këtyre urdhrave të arrestit”, tha Cardinali, duke theksuar se bashkëpunimi do vijojë.

Ndërkaq prokurori italian i antimafies tha se bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë ka cuar në sukse stë madh për kapjene  anrkotikëve dhe trafikantëve në Shqipëri dhe Itali. Ne po shkëmbejmë informacione, tha prokurori i Barit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY