Plagosja e minatorëve, flasin mjekët: Ja gjendja e të aksidentuarve

Plagosja e minatorëve, flasin mjekët: Ja gjendja e të aksidentuarve

194
0
Shares
Foto Ilustruese

Pesë minatorë u aksidentuan gjatë punës në minierën e Shëngjunit në Klos mëngjesin e sotëm, e tre prej tyre u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Një prej minatorëve ka dëmtime në kokë, një tjetër dëmtime të syve dhe i treti ka plagë në bark.

“Tre minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut. Një nga minatorët ka dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut. Një minator tjetër ka dëmtime të syve, dhe minatori i tretë ka plagë në bark por janë jashtë rrezikut. Gjendja e 3 minatorëve është nën kontroll”, bënë me dije mjekët e spitalit të Traumës. Edhe dy minatorët që ndodhen në spitalin e Burrelit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pesë minatorët sipas Albchrome mbetën të plagosur pas një avarie në minierë. Ndërsa sipas policisë, rreth orës 01:00, në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dy prej grupit të punëtorëve të ndërtimit të minierës, kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer.

Të dëmtuarit janë…

Q. L., 49 vjeç
SH. L., 32 vjeç,
R. S., 57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)
K. M., 31 vjeç,
B. H., 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMI-t, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY