DEKLARATA/ Refuzimi i plotfuqishmërisë për marrëveshjen me Greqinë, MEPJ po “bën detyrat...

DEKLARATA/ Refuzimi i plotfuqishmërisë për marrëveshjen me Greqinë, MEPJ po “bën detyrat e shtëpisë” që ju la Presidenti

118
0
Shares

Me anë të zëdhënëses, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas refuzimit të autorizimit nga ana e Presidentit për çështjen e negociatave me Greqinë.

Në deklaratë thuhet se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës dhe se do t’i përgjigjet në rrugë institucionale.

Më tej në deklaratë theksohet se procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston

Deklarata e plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY