Alibinë e Etilda Gjonajt për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit në Itali, e përshkroi i njëjti banalitet si në reagimet e mëparshme, se gjoja ajo nuk e dinte se i arrestuari hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por kësaj radhe, performanca e Ministres së Drejtësisë ishte e një niveli tjetër.
Nga foltorja e parlamentit, ku e kishin thirrur për të dhënë llogari për ekstradimin e paligjshëm, ministrja u shfaq me një siguri të admirueshme.
Artikulimi i qartë, fjalitë të ndara mirë nga njëra tjetra, vështrimi sfidues drejt deputetëve të opozitës i dhanë Etilda Gjonajt aftësinë për të dalë para deputetëve me një nga interpretimet më të mira aktoriale, krahasuar me ministrat e tjerë.
Fjalimi që i kishin shkruar i dha siguri dhe qetësi. Edhe në kundërpërgjigjen që i dha Enkelejd Alibeajt, ministrja lexoi me të njëjtin ton kompetent fjalimin e dytë, duke politizuar një çështje për të cilën tashmë kanë nisur hetimet nga prokuroria.
Për të kuptuar më mirë lojën aktoriale të Etilda Gjonajt, Lapsi.al sjell dy video. Imazhi i Etilda Gjonajt ka evoluar dukshëm, nga disa javë më parë.
Video më poshtë, fjalimi i Gjonajt në tetot të vitit të kaluar…
Video më poshtë, fjalimi i Etilda Gjonajt sot në parlament…
Ekstradimi i Seitit
Publié par Ora News sur jeudi 8 février 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/