Haxhinasto: Koha e drejtësisë popullore ka përfunduar, unë do t’i përgjigjem politikisht...

Haxhinasto: Koha e drejtësisë popullore ka përfunduar, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë

156
0
Shares

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka reaguar pas publikimit se po hetohet nga Prokuroria për problemet me tenderët e rrugëve. Ai shprehet i pa shqetësuar nga hetimet dhe as verifikimet, duke saktësuar se veprimtaria e tij është e bazuar mbi dokumente. Ai është shprehur, se është i gatshëm të verifikohet duke shtuar se do të përgjigjet politikisht shumë fortë, shprehet ai për TV Top Channel.

Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tiranë-Elbasan?

S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë.

Pse zgjodhët ta ndiqnit në Elbasan procesin ndaj zotit Xhika? Ka qenë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime?

Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjekë një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY