VIDEO/ Zbulohen pamjet filmike të lëvizjeve të Mario Meshinit pasi u vra...

VIDEO/ Zbulohen pamjet filmike të lëvizjeve të Mario Meshinit pasi u vra Devi Kasmi

565
0
Shares
Mario Meshini, ne gjykate
Sigurohen video të lëvizjeve të Mario Meshinit, dëshmitar okular i vrasjes së Devi Kasmit, vetëm pak çaste pas ngjarjes. Në pamje duket Meshini teksa shkon drejt banesës me motoçikletë, pa mbajtur skafandër apo kapuç. Ai ishte i arrestuari i parë për ngjarjen, por vetë 26-vjeçari ka mohuar me forcë çdo akuzë në emër të tij.

Zbulohen dy video të lëvizjeve të Mario Meshinit, vetëm pak sekonda pas momentit kur në sytë e tij u vra me armë zjarri Devi Kasmi.

Meshini, dëshmitari okular i krimit, po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” si i përfshirë në ngjarje. Vetë 26-vjeçari ka këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me ekzekutimin e Kasmit.

Në videon e parë, të transmetuara nga ABC News, e fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, shfaqet Meshini teksa del nga rruga “Kongresi i Manastirit” për në Unazë, në segmentin e njohur si “Rruga Bardhyl”, gati 100 metër distancë vijë ajrore nga vendi i vrasjes.

Ndërsa në videon tjetër duket i riu teksa lë Unazën për t’u kthyer në rrugën “Dervish Hekali”, që e çonte në banesën e tij. Nga pamjet rezulton se Meshini nuk ka pasur skafandër, apo kapuç.

Në daljen para mediave për goditjen e grupit kriminal që dyshohet të ketë ekzekutuar Kasmin, drejtuesi i policisë së Tiranës nuk përmendi emrin e Meshinit dhe nuk dha hollësi kur u pyet për të.

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se Meshini ka nxjerrë në pritë Kasmin.  Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, të zhvilluar të premten në Gjykatën e Tiranës, avokati i Meshinit tha se nëse klienti i tij do të ishte bashkëpunëtor në ngjarje nuk do të përdorte motorin e targuar në emër të tij, nuk do të komunikonte me Kasmin nga numri i tij personal dhe as nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY