Zhurma për Vetting-un në drejtësi, por ja çfarë i pret 60 policë

Zhurma për Vetting-un në drejtësi, por ja çfarë i pret 60 policë

144
0
Shares

Rreth 60 efektivë të Policisë së Shtetit me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, iu janë refuzuar certifikatat e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga incidentet që ata mund të kenë pasur në radhët e policisë, probleme të vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme, vërejtje të dhëna nga eprorët e deri tek probleme të mundshme me deklarimin e pasurisë.

Pajisja me certifikatë sigurie pritet të jenë një element i rëndësishëm në përcaktimin e karrierës së shumë prej efektivëve që duhet të vijojnë karrierën në nivele të larta, raporton TV Klan. Po ashtu certifikata e sigurisë është kategorikisht e nevojshme për ata oficerë që duhet të kenë akses për informacione të rëndësishme që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin dhe krimet e rënda.

Nuk bëhen të ditur emrat e personave apo funksionarëve që iu është refuzuar certifikimi i sigurisë, por shumë shpejt ata pritet të lënë detyrat e rëndësishme që mbajnë nëse kanë të bëjnë me informacione sekrete të rëndësishme. Oficerët nuk do të përjashtohen nga policia, por pritet të emërohen në strukturat e rendit, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë sigurie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY