FOTO/ Skandal me zgjedhjen e Kryeprokurores, Taulant Balla vodhi 8 karta nga...

FOTO/ Skandal me zgjedhjen e Kryeprokurores, Taulant Balla vodhi 8 karta nga opozita, votimi i pavlefshëm

267
0
Shares

Votimi për kryeprokuroren Arta Marku duket se ka përmast e një skandali dhe është i pavlefshëm. Gjithçka vjen pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është kapur në disa sekuenca, teksa vjedh kartat elektronike të votimit nga ulëset e deputetëve të opozitës.

Në foton e publikuar së fundmi ai merr një kartë, por SYRI.net shkruan se skandali është më tronditës dhe me përmasa gjigante. Balla nuk ka vjedhur vetëm një kartë nga tavolinat e opozitës ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit ku qëndron qeveria, por plot 8-të të tilla. Ndërkohë në votim Marku mori 69 vota, por vetëm nga ky skandal i zbuluar së fundmi, rezulton se atë e kanë votuar në të vërtetë vetëm 61 deputetë të PS-së.

Akti i rëndë që bie direkt mbi deputetin Balla e bën edhe procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm. Ndërkohë që vlen të theksojmë se vjedhja e kartave elektronike nga ana e Taulant Ballës përbën një vepër penale që dënohet nga organet ligjzbatuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY