Deputeti i PDIU-së në qarkun e Elbasanit, Bujar Muça, ka paraqitur sot në KQZ kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, por ajo nuk është pranuar nga institucioni më i lartë zgjedhor në vend. Ndërkohë pritet që Muça të paraqesë kërkesën për lënien e mandatit në Kuvend.
Mësohet se shkak për dorëheqjen janë arsyet personale të Muçës, që renditej i dyti në listën shumëemërore të PDIU-së në qarkun e Elbasanit, në zgjedhjet vendore të 25 qershorit.
Ndërkohë në vend të tij në Kuvend pritet të hyjë Elena Xhina, e cila mban detyrën e kryetares së Këshillit të Qarkut në Elbasan. Xhina renditej e 3-ta në listën shumëemërore të PDIU-së në këtë qark.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/