Dy muaj më parë, në spitalin e Gjirokastrës mund të të zinin sytë edhe ndonjë derr, ndërsa sot në vend të derrave, mund të të ndodhë të ndeshesh me ndonjë qen. Disa qen të rrugës frekuentojnë përditë ambientet e brendshme të të vetmit spital rajonal në jug të vendit.
Fotoja që publikohet, dëshmon qartë sesi njëri prej qenve, është shkëputur nge qentë e tjerë, dhe i është vënë pas tre personave teksa ngjitin shkallët e këtij institucioni, duke u drejtuar për në katin e dytë për tek Reparti i Kirurgjisë.
Gjendja është aspak serioze në ambientet e brendshme të këtij spitali, kjo pasi nuk menaxhohet siç duhet në kushtet kur nuk ka drejtor.
Infermieret e Pavionit të Kirurgjisë, përcjellin këtë shqetësim dhe apelojnë ndërkohë që të krijohen kushtet e mbrojtjes nga këta qenë, pasi në shumicën e rasteve ata përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve aq më tepër në spital ku mjekohen pacientët e shtruar.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ka kontratë të lidhur me kompani Sigurimi Objektesh dhe rrjedhimisht duhet të jetë i mbrojtur nga ardhja e endacakëve të padëshiruar. Mirëpo duket se qentë kanë dalë më të fortë se rojet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/