Mesditën e sotme policia e Durrësit arrestoi ish-shefin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës, Krenar Deharin (personi që shihni në foto) me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji, pasi akuzohet se kishte kryer veprime për arrestimin e një personi ne kundërshtim me prokurorin.
Ish-shefi i krimeve do të hetohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Mësohet se ish-shefi i Krimeve ka ndërhyrë një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës, por në vend që të arrestonte autorin e dhunës, ka arrestuar viktimën.
Ngjarja u zbulua gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarit, i cili i tregoi shenjat e mëdha që kishte në trup dhe se ishte arrestuar ai në vend të vëllait që e kishte sulmuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
[…] detyre. Gjykata i ka dhënë Beharit masën e sigurisë, “Detyrim paraqitjeje”. Dehari u arrestua pas urdhrit të dhënë nga prokurori Arjan Ndoji, pasi akuzohet se ka qenë i anshëm në një […]