VIDEO SKANDAL/ Kryeministri fyen gazetarët, ata “i fikin” mikrofonat dhe e përzënë,...

VIDEO SKANDAL/ Kryeministri fyen gazetarët, ata “i fikin” mikrofonat dhe e përzënë, Rama: Ouuu…!

1654
2
Shares

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gazetarët duke i thënë se ata nuk lexojnë dhe as dëgjojnë. Jashtë ambienteve të Kuvendit, shefi i qeverisë i tha gazetarëve se abuzojnë dhe flasin përçart.
Kur kryeministri ishte në fund të fjalës së tij, gazetarët kanë vendosur ti heqin mikrofonat duke bërë që Rama të mbyllë fjalimin e tij jashtë parlamentit.

Pjesë nga deklarata e Edi Ramës

Jashtë Kuvendit – Rama sulmon gazetarët: Jeni për të qarë hall…

Jashtë Kuvendit – Rama sulmon gazetarët: Jeni për të qarë hallin, flisni përçartPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-sulmon-gazetaret-as-lexoni-dhe-as-degjoni-flisni-percar/

Publié par Ora News sur mercredi 25 octobre 2017

Ju s’keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe jo në rastin konkret por në tërës, ku akuzat kërcasin dhe ju u përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon.
Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por Kushtetutën e Shqipërisë, për të mbrojtur ligjin dhe drejtësinë.
Cili prej jush do pranonte që pronari ta çonte në burg me idenë që mbase dikush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi. Cili?
Këtë nuk e vendos gjykata dhe nuk keni si ta kuptoni ju për fatkeqësinë tuaj që as lexoni, as përpiqeni të thelloni dhe as nuk doni të dëgjoni për çfarë bëhet fjalë. Sepse po të ishte kështu sic thoni ju, atëherë cili është roli në Kuvendin e Shqipërisë në këtë rast. Dini të ma thoni?
Ça është Kuvendi i Shqipërisë?
Një studio noteri që vulos një certifikatë?!
Çfarë është komisioni i mandateve?
Një tufë hunjsh që janë aty thjesht për tu tundur sipas muzikës që i ofron Prokuroria! Pse nuk e keni kuptuar akoma?!
Për çfarë është aty Komisioni i Mandateve? Dhe këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, po jua përsëris. Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arresti me burg.
Ju kam dëgjuar edhe juve. Ju jeni më të pafajshmit në fakt në këtë histori.
Ato kokat e mëdha që tundin dynjanë nëpër klubet e katundit mediatik.
E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur dhe mbi të gjitha nuk është ndonjë problem të jesh i paditur se nuk keni detyrën ju të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj. Por ju jeni të detyruar të mësoni për gjëra që merrni përsipër të bëni ndërmjetësin e publikut. Se nuk është shkencë kjo, këto janë pak fjalë.
Ju flisni përçart sepse unë kam bërë gjënë që çdo kush dhe që duhet ta bëni dhe ju duke parë atë çorbë llumi që ndodhi dhe natyrisht si të mos isha i shokuar…dhe çfarë kam thënë? Kam thënë atë që duhet të thotë gjithëkush dhe mbi të gjitha ai që drejton qeverinë dhe shumicën nëse e ka seriozisht drejtësinë. Që dua të vërtetën dhe e dua këta nga drejtësia.
Sa i përket druve të shtrembra unë kam thënë një shprehje të thjeshtë: Nuk ka familje politike dhe ka dhe familje normale që kanë nga një dru të shtrembër. Por nuk kam thënë as cili është druri i shtrembër dhe as ju kam dhënë mundësinë të bëni abuzime.
Ju jeni për të qarë hallin. Tha ai, po ti si thua? Po ju ku jeni në këtë mes? Ju që paguheni…është detyra ime t’ju përgjigjem si të më dojë e bardha e zemrës. Ju nuk keni të drejtë të më kufizoni.
Është mirë që ju të kuptoni se roli juaj nuk është që të amplifikoni thashethemet. Jeni një amplifikator thashethemesh i paparë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY