Durrës, Gjykata liron turkun e arrestuar për terrorizëm

Durrës, Gjykata liron turkun e arrestuar për terrorizëm

112
0
Shares

Shtetasi turk i arrestuar në portin e Durrësit me akuzën e terrorizmit do të gjykohet në gjendje të lirë.
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, për të cilin autoritetet turke kanë nxjerrë urdhër kërkimi ndërkombëtar, pasi ndaj tij një gjykate në Stamboll ka caktuar masën “arrest me burg” për “pjesëmarrje në organizate terroriste të armatosur”.
Prokuroria e Durrësit kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për efekt ekstradimi. Por gjykata, pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga policia gjyqësore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit dhe gjykimin në gjendje të lirë.
Muhammed Aydogmus u ndalua pranë pikës së kalimit kufitar në Durrës së bashku me bashkëshorte 34 vjeçare dhe dy fëmijët.
Ata u kapën që të katërt me pasaportë false në tentativë “arratisje” tranzit nga Shqipëria në Itali.
Autoritetet shqiptare janë të rezervuara dhe nuk japin më shumë informacion, por duke iu referuar shkrimi të mediave turke ai rezulton si anëtar i një grupimi që përmes një faqeje në rrjeteve sociale bënte propagandë pro klerikut Fetullah Gulen, i cili nga drejtësia turke akuzohet si arkitekti i grushtit të shtetit të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY