Durrës, arrestohet turku, me dokumente false tentoi të ikte familjarisht drejt Italisë

Durrës, arrestohet turku, me dokumente false tentoi të ikte familjarisht drejt Italisë

108
1
Shares

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas turk, Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, N. A., 34 vjeçe, banuese në Turqi.
Këta dy persona, së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY