Enea Bekteshi “shpëton shokët”, i merr përsipër vetë: Unë ngisja “Audi”-n e...

Enea Bekteshi “shpëton shokët”, i merr përsipër vetë: Unë ngisja “Audi”-n e blinduar, kisha pirë drogë

270
1
Shares

Enea Bekteshi e ka marrë përsipër vetë sulmin me mjet të blinduar ndaj makinës së nr. 2 të Policisë së Elbasanit, disa javë më parë. Duke pranuar në Gjykatë se drejtonte ai “Audi”-n e blinduar që përplasi makinën e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit mbrëmjen e 18 Shtatorit, ai “ka shpëtuar shokët” e tjerë të mundshëm, të përfshirë e implikuar në këtë sulm.
Gjatë seancës te Gjykata e Krimeve të Rënda, Bekteshi ka thënë se nuk kishte për qëllim të përplaste makinën e policisë, por atë mbrëmje ishte i dehur dhe nën efektin e drogës.
“Kam qenë shofer i “Audi”-t A8. Nuk kisha për qëllim të godisja mjetin e policisë. Nuk e kuptova se ajo që godita ishte makinë policie. U tremba nga të shtënat dhe doja vetëm të largohesha. Për pak gjë edhe mund të mos isha gjallë.
Nëse makina nuk do të ishte e blinduar, do të kisha vdekur. Lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e motrës më përket mua, jam përdorues prej 12 vitesh”, ka thënë ai në Gjykatë.
31-vjeçari u arrestua më 4 tetor në shtëpinë e kunatit të tij në Cërrik. Hetuesit thonë se kishin gjetur gjurmë të shenjave të gishtërinjve të Bekteshit në automjetin “Audi” që përplasi makinën e policisë përpara Tregut Agro-Ushqimor në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY