VENDIMI/ Burg për bashkëpuntorin e Lul Berishës, firma e Haki Çakos liron...

VENDIMI/ Burg për bashkëpuntorin e Lul Berishës, firma e Haki Çakos liron mikun e tij

943
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “burg” për Mariel Fierzën, të njohur si besnikun e Lul Berishës, ish-kreut të bandës së njohur kriminale dhe ka urdhëruar masën “detyrim paraqitje” për mikun e tij Genti Nderjakun.
Fierza dhe Nderjaku janë të dy me precedentë penalë të mëparshëm. Ata u arrestuan të martën gjatë operacionit të koduar “Vjeshtë 2017” dhe në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dy armë zjarri.
Fierza tha në gjyq se armën e kishte gjetur në parking, pak para se ta arrestonte Policia dhe se ai ishte nisur për ta dorëzuar në Komisariat.
I arrestuari tjetër, Genti Nderjaku ishte i pajisur me një armë pistoletë me leje nga policia, saktësisht me firmë të Haki Çakos, por që nuk kishte të drejtë ta mbante jashtë banesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY