“Zbythen” Krimet e Rinda, gati mbyllja e dosjes së përplasjes së makinës...

“Zbythen” Krimet e Rinda, gati mbyllja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë

199
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur mos kompetencë, për incidentin e ndodhur më se një javë më parë në Elbasan, kur një makinë përplasi makinën e Policisë. Pas këtij “vendimi” i cili ngjan më shumë se përgatitje e terrenit për mbylljen e hetimeve për këtë dosje, Krimet e Rënda “kanë deleguar” hetimet në organin e akuzës së Elbasan. Manovra e dyshimtë për mbylljen e kësaj dosje, bëhet edhe më e besueshme, nga pritshmëritë e Prokurorisë së Elbasanit, e cila nuk ka për ti “tejkaluar” ato të Policisë Vendore të këtij qyteti, për deri sa edhe 12 policët e postbllokut, “nuk panë” dhe “nuk identifikojnë” do agresorin ndaj shefit të tre.
Për sa i përket “motivit” të delegimit të hetimeve, mësohet se nga këqyrja e pamjeve te kamerave të sigurisë, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka krijuar bindje se nuk ka pasur sulm të drejtpërdrejt të forcave blu, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një “Audi” A8 i blinduar. Pavarësisht se vepra fillimisht u kualifikua si “vrasje e mbetur në tentative ndaj punonjësit të policisë”, kjo gjë u rrëzua pas publikimit të pamjeve.
E gjithë skena zhvillohet përpara tregut agro-ushqimor në Elbasan, pronë e biznesmenit Petrit Çela.
Për prokurorinë, në momentin që nisen makinat e policisë për të çuar në komisariat Klement Xhaferrin, Audi vjen me force për të hyrë në tregun ushqimor. Siç shihet në pamje, ky automjet godet makinën e policisë. Nga ky incident efektivëve nuk ju është kërcënuar jeta, pohojnë burime nga organi i akuzës, pasi ata ndodheshin në distance nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë e tyre ishin brenda në furgonin e forcave speciale “Shqiponja”.
Por një ndër akuzat që mund të kualifikohet kjo vepër është, mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe largimi nga vendi i ngjarjes, kompetence kjo që e hetojnë prokuroritë e rretheve dhe jo ajo e Krimeve të Rënda.
Dy ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën e arrestit me burg, Ledio Zabelin dhe rojën e objektit, Valmir Dedja. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” Klement Xhaferri është në në mase sigurie arrest shtëpiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY