RASTËSI?! – VIDEO/ Donald Lu hoqi dy herë kufjen kur foli Gramoz...

RASTËSI?! – VIDEO/ Donald Lu hoqi dy herë kufjen kur foli Gramoz Ruçi

109
1
Shares

Në seancën e sotme në Kuvend ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të SHBA, BE, por edhe vendeve të tjera, teksa Rama po prezantonte programin.
Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, sipas gazetares së Report TV në Kuvend, Esiona Konomi ishte se ambasadori i SHBA, Donald Lu në dy momente që Gramoz Ruçi ka marrë fjalën ka hequr kufjen.
Fillimisht, ambasadori amerikan gjatë kohës që Ruci po replikonte me Spahon nuk e ndoqi diskutimin.
Nuk dihet nëse një gjë e tillë erdhi për shkak se nuk kishte përkthim.
Ndërkohë që pas përfundimit të fjalës nga Rama dhe marrjes së fjalës nga Ruçi, Donald Lu hoqi sërish kufjet.
Ambasadori i SHBA, nuk e përcolli leximin e tekstit të betimit nga Ruci për Vangjel Tavon.
Donald Lu nuk mori pjesë në seancën e parë kur u zgjodh Ruci, ndërsa opozita ditët e fundit ka akuzuar se SHBA i ka ndaluar hyrjen që në 2005, kryetarit të ri të Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY