EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Krujë, identifikohen dy të vdekurit dhe dy...

EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Krujë, identifikohen dy të vdekurit dhe dy të plagosurit

228
0
Shares

Pas më se 12 orësh nga përplasja e rëndë e ndodhur në superstradën Fushë Krujë – Thumanë, janë identifikuar edhe dy të rinjtë që kanë humbur jetën.
Burime nga policia thanë se në aksidentin e ndodhur në orën 23:40 minuta të mesnatës së kanë humbur jetën dy të rinjtë, Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, i cili ishte edhe shoferi i makinës dhe Altin Prendushi, 25 vjeç, nga Lezha, pasagjer në vendin e parë.
Bashkë me ta udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë, Eduard Lamaj, 27 nga Laçi dhe Bledar Dauti, 31 vjeç nga Tirana. Të dy këta ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ata ndodheshin pasagjerë në makinë, por ishin të ulur pas.
Janë dashur disa orë që policia të gjente trupat e viktimave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY