EMRAT & FOTO/ Përfundon rokada farsë te Akademia e Shkencave, ja kryetari...

EMRAT & FOTO/ Përfundon rokada farsë te Akademia e Shkencave, ja kryetari dhe zvëndëskryetari që “konfirmohen”

235
1
Shares
Myzafer Korkuti dhe Gudar Beqiraj

Gudar Beqiraj do të jetë kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në garë ishin matematikani Beqiraj dhe arkeologu, Myzafer Korkuti për atë të zëvendëskryetarit, që u votuan nga Asambleja e ASH. Ata këmbyen vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.
Në fjalën e tij para anëtarëve, akademiku Beqiraj tha se përparësi është rritja e numrit të shkencëtareve femra.
Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, ishin 21 anëtarë. 9 anëtarë kanë dërguar votën e tyre me postë, ndërsa në zgjedhje nuk merr pjesë akademiku Artan Fuga, i cili i ka quajtur formale dhe ka dalë hapur kundër tyre duke kërkuar ndryshime. Mësohet se zarfi i Fugës është kthyer pa votën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY