DETAJE & FOTO GALERI/ Rinas, trafiku i armësh me DHL, ja si...

DETAJE & FOTO GALERI/ Rinas, trafiku i armësh me DHL, ja si u tradhtua autori

212
0
Shares

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi i Policisë për rastin e trafikimit të pjesëve për tre automatikë “Kallashnikovë”, nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe.
Burime të Policisë së Shtetit thanë dje për “Klan”, se fillimisht u kërkua të identifikoheshin autorët nëpërmjet pamjeve filmike. Por më pas është vënë re se ambalazhet e përdorura me faqe të tillë në të cilat mund të liheshin gjurmë gishtërinjsh. Sipas ekspertëve, ambalazhet ishin me material qesesh plastike dhe letre të lëmuar në të cilat mbeten gjurmë gishtërinjsh.
Kjo ka bërë që menjëherë ekspertët të kërkojnë ekzaminim të ambalazheve. Prej tyre është zbuluar se kishte gjurmë gishtërinjsh që mund të krahasoheshin. Pas marrjes së gjurmëve ato janë futur në sistemin e krahasimit të gjurmëve nga ekspertët. Rezultati nuk vonoi për të identifikuar Saimir Çullhajn 32 vjeçar si një nga dërguesit. Po ashtu edhe personi tjetër me inicialet N. F, i identifikuar gjithashtu sipas policisë, kishte gjurmë në ambalazhet e pakos ku u gjetën armët.
Pas këtij konfirmimi, policia mbërriti në banesat e dy të dyshuarve, por aty u gjet vetëm Saimir Çullhaj, i cili u arrestua menjëherë. Personi tjetër nuk u gjet në banesë. Për hetimet e mëtejshme, policia shqiptare mësohet se iu ka dërguar një informacion të detajuar zyrës së “Scotland Yard”, në Londër, por edhe partnerëve të tjerë policorë të saj, si dhe zyrës së Interpolit në Lion. Të hënën pritet që Çullhaj të paraqitet për masë sigurie në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për t’i caktuar masën e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY