TABELA/ Shqipëria në top lisën e 15 vendet me rrezik të lartë...

TABELA/ Shqipëria në top lisën e 15 vendet me rrezik të lartë në pastrimin e parave

279
1
Shares

Viti 2017 është përkufizuar nga një seri takimesh intensive të niveleve të larta për të ulur riskun e pastrimit të parave por duket se ky vit ka rezultuar me shifra më pesimiste se ato të dy viteve të fundit.
Instituti i Bazelit për Qeverisje ka publikuar si çdo vit Basel AML Index (Indeksin Kundër-Pastrimit të Parave)ku merr në analizë 146 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë ku rezulton një përkeqshim i indeksit. Indeksi mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste, bazuar në të dhëna publike. Indeksi vlerësohet me pikë nga 0 (rrezik i ulët) te 10 (rrezik i lartë).
Konkretisht Shqipëria renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, kur i njëjti indeks ishte përmirësuar në 5.04, pas nivelit prej 5.56 në vitin 2015.
Shifrat tregojnë se kemi një përkeqësim në pikëzimin e indeksit, por ndërkohe një përmirësim në renditje. Në vitin 2016 sipas të njëjtit dokument renditeshim në vendin e 102.
Pra në një vit jemi ngjitur me 17 vende por sikurse tregojnë shifrat kjo nuk është meritë e përmirësimit tonë por e përkeqësimit të vendeve të tjera të marra në studim.
Në tabelat e raportit, Shqipëria renditet mes 15 vendeve me rrezik më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore, së bashku me Bosnjë Hercegovinën e Serbinë. Pas nesh renditet edhe Italia.
Më keq mes 146 vendeve në botë sipas Indeksit Kundër Pastrimit të Parave të Bazelit renditet Irani ashtu sikurse ishte dhe në vitin 2016 me një indeks 8.60 për këtë vit. Kurse më mirë renditet Finlanda e cila ka mbajtur edhe ajo të njëjtin pozicion të 2016 por duke përmirësuar indeksin nga 3.05 në 3.04 për këtë vit.
Por çfarë është në fakt indeksi AML i Bazelit. Ky indeks mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme. Një total prej 14 indikatorësh që lidhet me rregulloret kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit, korrupsionin standardet financiare, ndikimin politik dhe zbatimin e ligjit agregohen në një vlerësim total risku.
Ashtu siç thuhet edhe në raport synimi i Institutit të Bazelit për Qeverisje nuk është që të verë vendet në krahasim me njëra tjetrën për nivelin e riskut që ka secila për pastrimin e parave por që të shërbejë si një indikator referimi individualisht për çdo vend për të parë ku ka ecur dhe për të orientuar politikat drejt përmirësimet të këtij treguesi me vetveten. Monitor

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY