ALARMI/ Pas zjarreve, Shqipëria rrezikohet edhe nga tërmetet

ALARMI/ Pas zjarreve, Shqipëria rrezikohet edhe nga tërmetet

124
1
Shares

Pas zjarreve duket se Shqipëria do të përballet edhe me lëkundjet sizmike. Të paktën kështu ka paralajmëruar kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një komunikimi me mediat.
“Shqipëria këtë vit rrezikohet edhe nga tërmetet, lëkundjet e para kanë nisur në rajonin e Elbasanit në Qukës”, u shpreh Prençi.
Duke u ndalur te situata e zjarreve të cilat kanë pushtuar një pjesë të mirë të territorit të vendit, Prençi shtoi se shërbimet pyjore nuk kanë njoftuar për zjarret, çka ka ndikuar që situata në disa raste të jetë edhe alarmante.
Ai shton se nëse flakët e zjarrit nuk arrijnë të neutralizohen që në fillim është e vështirë të luftohen, ndërsa koha kalon.
Prençi u ndal edhe tej zjarri i cili pak ditë më parë ra në malin e Dajtit, duke konfirmuar se flakët rrezikuan objekte shtetërore dhe antenat e televizionit.
Për neutralizimin e flakëve ndërhyri një helikopter i cili vuri nën kontroll flakët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY