DETAJE/ Itali, turistet shqiptare përfunduan prostituta

DETAJE/ Itali, turistet shqiptare përfunduan prostituta

1403
0
Shares
Foto Ilustruese

Turistet shqiptare përfundojnë prostituta në Itali.
Ky është rasti i disa vajzave shqiptare në Itali që shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy grupe shqiptarësh. Mediat italiane raportojnë se veprimtaria kriminale ushtrohej në zonat Via Ferrari, Gran Sasso dhe Via De Gasperi në Pescara.
Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për shfrytëzim prostitucioni. Ata janë dy burra dhe një grua, që drejtonin një prej grupeve shqiptare të prostitucionit. Kreu i këtij grupi ishte Endrit Gjella 34 vjeç dhe ndihmësit e tij Dritan Taco 23 vjeç dhe vajza Anxhela A. Tre të arrestuarit shfrytëzonin për prostitucion vajza nga Shqipëria. Këto të fundit, kur pyeteshin nga policia kufitare italiane për arsyen e vizitës, thoshin për turizëm, raportojnë mediat. Por, në fakt përfundonin prostituta.
Endrit Gjella ishte arrestuar më herët dhe urdhrat i jepte nga burgu. Për këtë kujdesej Dritan Taco, i cili organizonte çdo gjë në terren. Ai ndihmohej nga mikesha e tij Anxhela.
Deri tani janë evidentuar tre raste konkrete të shfrytëzimit të prostitucionit. Policia italiane thotë se ata akuzohen për hyrje të paligjshme në Itali dhe për shfrytëzimin e një vajze 24-vjeçare, të një vajze 22-vjeçare dhe të një transeksuali rumun.
Për disa nga vajzat që kishin mbërritur nga Shqipëria, Dritan Taco kishte gjetur edhe strehim, raporton shtypi italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY