Presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur sot Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, i cili është Alqi Bllako, ekspert i njohur në fushën financiare.
Bllako ka përfunduar studimet e larta në Tiranë dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dheKontabilitet nga Universiteti i New York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Finaciare ne bashkëpunim me Institutit Kurt Bosch në Zvicër, diplomuar ne të treja rastet si student i ekselencës.
Gjatë kësaj periudhe, Bllako është vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik.
Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademik në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të “New York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi
Bllako ka pasur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare.
Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjatë periudhës Shtator 2013 – Korrik 2017. Ndërkohë që me firmosjen e marrëveshjes së Parisit, Bllako ka shërbyer dhe si autoriteti i deleguar kombëtar në marrëdhëniet me Fondin e Klimës, si dhe pike fokale për Konventën e Diversitetit Biologjik, ku ka luajtur dhe rol aktiv pranë organit ndërqeveritar ndihmës të kësaj konvente: Trupi Ndihmës për Këshillat Shkencore, Teknike dhe Teknologjike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
[…] shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934”. Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta, zgjodhi edhe sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës, Alqi […]