Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar sonte në rrjetet sociale vjedhje të mëdha sipas një doganieri dixhital. Berisha ka publikuar një mesazh që i vjen nga brenda doganave dhe denoncohen me emra një numër zyrtarësh të lartë të administratës publike.
“Doganieri dixhital denoncon:
Rrjet kontrabande te fuqishme te nje grupi zyrtaresh ku perfishihet drejtoresha e doganave, drejtori i kontrabandes, Mirjam Prifti, burri i drejtoreshes, biznesmene, agjensi doganore etj. Lexoni mesazhin e tij!”, shkruan Berisha.
“Pershendetje zoti Sali Berisha nga Doganieri Digital. Ne Doganat Shqiptare Drejtori i Antikontrabandes Mirjam Prifti bashke me Burrin e Belindes Blendisin edhe Kryetarin e Doganes Tirane Petrit Kociu bashke me Agjencine doganore LORI me axhentin LALAI po bejne kontrabande me mallera kineze te cilat vijne nga kina tranzit ne portin e Pireut nga ketu i.ndihmon me letra fallco THEODHORI ZBOGO ose shkurt Dhori Greku qe ka dy pashaporta ate Shqiperare edhe ate Greke. Ky zoteria ben letra fallco si certifikata origjine etj. Ne daten 14-07-2017 eshte futur nje kondinier me atlete nga Subjekti “NEITEN-CO “SHPK. Kondinieri me.numer FCU8525946 e ka ngarkuar nje shofer Aleko me targa kamioni AA745JL/ACR788 qe edhe ky ka pashaport greke per te gjithe kontrabanden qe ben Dhori bashk me Mirjam Prifti drejtorin e antikontrabandes. Kondinieri eshte bllokuar nga Shefi i departamentit GJON BARDHI i cili nuk eshte ne linjen e Burrit te Belindes Blendisit edhe Mirjamit. Kondinieri eshte me letra fallco te bera nga kryemjeshtri DHORI ose Greku sic i thone shkurt duke filluar nga certifikata e origjines etj. Po keta zoterinj kane kaluar disa kondinier me pjes elektronike , aksesuar celularesh edhe me canta,rripa,ora, atlete,celulare firmato gol. Agjencia doganore LORI me ne krye LALAIN eshte ajo qe mer persiper te gjithe kondinieret me probleme ne.doganat shqiptare nga e cila edhe 1 muaj me.pare ishit ju qe i denoncuat me numer praktike ku ai kondinier ka mare nje gjobe prej 9 milion lek te reja. Ju bej te ditur qe LALAI bashke.me DHORIN kane bere kontrabande edhe me BESMIR QEBININ ish Shefin e Departamentit te doganave shqiptare. Mirjami me Blendisin edhe Petrit Kociun kane cuar njerez ne tregun elektrik edhe tregune e medreses per tu dhene garanci tregetare qe te bejne kontraband. Ju lutem publikojeni qe te dalin te palarat e kontrabandes qe behet ne keto momente ne doganat shqiptare sidomos ditet e shtunave e kane bere si lojen e tyre perfekte kriminelet mafioz si MIRJAM PRIFTI, BLENDISI burri i BELINDES, PETRIT KOCIU e shume te tjere ne kupolen e doganave bashke me DHORIN qe ben transportin e kondiniereve edhe mushamave i.ndihmuar nga super agjenti LALAI i Agjencis doganore “LORI”. Ju pershendes DOGANIERI Digital e ju uroj nje dite te mbare.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
[…] denoncimi i kontrabandës me ndihmën dhe “bekimin” e drejtuesve të këtij institucioni. Sërish, ish-kryeministri Sali […]