Lali Eri “nxjerr kokën”, pas krizës së provokuar me mungesën e ujit...

Lali Eri “nxjerr kokën”, pas krizës së provokuar me mungesën e ujit të pijshëm vendos rritjen e çmimit të tij

86
0
Shares

Së shpejti pritet të ndodhë, ajo që u paralajmërua nga kriza e provokuar e ujit të pijshëm në Tiranë. Çmimi i tij do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Vendimi është hartuar nga Bashkia Tiranë dhe është dërguar për votim në Këshillin Bashkiak, ku janë parashikuar të gjitha tarifat e reja.
Rritja e çmimit do të prekë edhe tarifën fikse mujore. Aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse dhe propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj.
Relacioni i Bashkisë flet për rritje të investimeve dhe sigurimin e ujit 24 orë për Tiranën. Në vendim, parashikohet që të mos ndryshojë tarifa për ujërat e ndotura.
Tarifat propozohen të ndryshojnë në të gjithë komponentët e secilës kategori konsumatori duke u bazuar në shitjet e ujit dhe normat e arkëtimit, të cilat rriten nga 90% në vitin 2017 në 91% në vitin 2018″.
Tarifat rriten edhe për furrat e bukës apo buxhetorët. Sipas projekt-vendimit, furrat e bukës do të paguajnë nga 95 lekë/m3 që është tarifa aktuale në 130 lek/m3. Gazeta boton tabelën e plotë të tarifave ekzistuese dhe sa do të bëhen. Çmimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY