Rama i shndërron dëgjesat me qytetarët në show për kërcënime zyrtarësh

Rama i shndërron dëgjesat me qytetarët në show për kërcënime zyrtarësh

100
1
Shares

Nuk është mjaftuar me listën-fletërrufe të publikuar pak ditë më parë në rrjetet sociale. Sot kryeministri Edi Rama ka “avancuar” me sjelljen e tij, duke kërcënuar zyrtarët, ballë për ballë, në ato që priteshin të ishin “dëgjesa me qytetarët”, jo “kërcënime për zyrtarët”.
Në vijim të “dëgjesave publike”, kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Beratit.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, një grua e moshuar i është ankuar për çështjen e legalizimit dhe sorollatjen në zyrat e ALUIZNI-t.
Në përfundim të fjalës së saj, Rama ka thirrur direkt drejtorin e ALUIZNI-t dhe i ka dhënë ultimatum, që nëse nuk i jep nesër lejen e legalizimit gruas, ai do të largohet nga posti që mban.
“Nesër, o merr ajo legalizimin o ti ikën nga zyra, jep dorëheqjen. Nesër, jo pasnesër. Jepi lejen ose largohu. Do marrë në telefon Artan Lamen që ta ndjekë ai”, ia preu shkurt Rama pasi dëgjoi fillimisht shpjegimin teknik të drejtorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY