DINAMIKA/ Ja si u aksidentua Arben Ahmetaj, nga përplasja edhe dy të...

DINAMIKA/ Ja si u aksidentua Arben Ahmetaj, nga përplasja edhe dy të plagosur të tjerë

112
1
Shares

Ish-ministri shqiptar i Financave, Arben Ahmetaj është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Maqedoni.
Përveç Arben Ahmetaj janë edhe dy persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc –  Kumanovë. Në aksident janë përfshirë tre makina, një prej të cilëve autobus dhe tjetri “Range Rover” me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipërisë, që ka goditur një automjet tjetër.
Arben Ahmetaj, ka marrë disa plagë dhe po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë  të cilët janë në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës.
Lajmi është konfirmuar nga policia lokale.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu ka vizituar ish-ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë – Kumanovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY