FOTO SKANDAL/ Erion Veliaj prish parkun e fëmijëve dhe lulishten për të...

FOTO SKANDAL/ Erion Veliaj prish parkun e fëmijëve dhe lulishten për të ndërtuar kompleks pallatesh

442
2
Shares

Akoma pa kaluar një javë nga zgjedhjet, Bashkia e Tiranës ka dhënë lejen për nisjen e punimeve të një kompleksi të ri pallatesh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, pranë “21 Dhjetorit” në kryeqytet
Mbrëmë në orën 23:00 të natës-siç raportojnë qytetarët,  kanë mbërritur punonjësit e firmës së ndërtimit për të rrethuar parkun. Rrethimi ka zgjatur gjashtë orë deri në 05:00 të  ndërsa banorët e lagjes së Parkut kanë dalë të revoltuar duke e kundërshtuar veprimin e tyre.
Një qytetare, banuese në njërin nga pallatet që janë pranë parkut ka denoncuar rastin në fjalë në redaksinë tonë teksa tregon momentin kur punëtorët kanë mbërritur në zonë për të rrethuar me hekura pjesën e parkut ku do të ndërtohen pallatet e reja.
“Ishte ora 23:00, disa nga komshinjtë ishin në gjumë, ndërsa dëgjuam zhurmën që vinte nga poshtë tek parku. Zbritën poshtë një nga një dhe po pyesnim se çfarë po ndodh? Kur i pyetën punëtorët ata na thanë: “Ja dhe një orë kemi dhe mbaruam punë”.
Ndërsa puna e tyre rifilloi edhe në 05:00 të mëngjesit. Pak minuta më parë filluan të hiqnin dhe stolat ku uleshim për të pushuar. Këto mund t’i shikoni dhe në foto”, ka thënë ajo për “Foldrejt.info”.
Pas denoncimit të qytetares, grupi i aktivistëve “Qytetarët për Parkun” ka publikuar projektin e plotë të prishjes së parkut të autobuzave, ku do të ndërtohet një kompleks pallatesh, i firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY