Një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë një sherri ku u përdorën edhe armët e zjarrit. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte) të Italisë.
Viktima është një 30-vjeçar, ndërsa një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur, raporton prestigjiozja italiane “La Stampa”, pa bërë të ditur identitetet e shqiptarëve.
Viktima, ashtu edhe personi i plagosur, ishin të njohur më parë për policinë italiane.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, dy shqiptarët ishin në makinën tip “BMW X3”, e parkuar pranë disko “Evita”.
Rreth orës 04:30, makinës së shqiptarëve i janë afruar disa persona (2 ose 3) në këmbë që pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve.
Më pas, ata ia dyshohet se mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet që autorët t’ia të kenë përdorur një makinë për t’u arratisur.
30-vjeçari shqiptar mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën. Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan edhe karabinierët,
Shqiptari i plagosur, i cili nuk e humbi kurrë vetëdijen, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim.
se karabinierët janë tashmë në gjurmët e autorëve.
Sherri që më pas solli vrasjen, dyshohet se ka ardhur për “çështje sentimentale”, raporton “La Stampa”.
Hetimet po drejtohen nga zëvendësprokurorja Gabriella Viglione.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
[…] italiane ka identifikuar shqiptarin e vrarë dy ditë më parë, ndërsa shkak dyshohet të jetë rivaliteti mes të rinjve për një vajzë. Sipas të dhënave, […]