VIDEO/ Rrëfimi i shqiptarit të dyshuar se vrau nënën e pronarit italian

VIDEO/ Rrëfimi i shqiptarit të dyshuar se vrau nënën e pronarit italian

105
0
Shares

Ogert Laska, është shqiptari 29-vjeçar i arrestuar për vrasjen e një 71-vjeçare italiane. Sipas policisë italiane, ka dyshime të forta se shqiptari ka vrarë në 13 nëntor Rosa Maria Radicci.
Mediat italiane shkruajnë se Ogert Laska mund ta ketë vrarë italianen, pasi djali i saj e ka hequr nga puna në muajin gusht. I riu shqiptar punonte te piceria e djalit të Rosa Maria Radicci.
Shqiptari ka letra italiane dhe jeton në Bari me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Një grua, që jeton pak metra nga shtëpia e 71-vjeçares së vrarë, ka thënë në polici se rreh orës 14:30 të 13 nëntorit kishte dëgjuar një ulërimë të fortë dhe se ishte një zë femre. Policia ka marrë kamerat e sigurisë të banesave ku ndodhi ngjarja, nga të cilat ka zbuluar se shqiptari ka kaluar në zonë me një biçikletë dhe i veshur me kostum sportiv.
Ogert Laska ka pranuar para policisë se ka kaluar në zonë me biçikletë por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Nga ana tjetër policia italiane thotë se shqiptari, i njohur dhe me pseudonimin ‘Nino’, ditën e vrasjes pasi vajti në shtëpi kishte larë kostumin e tij sportiv.
Ai, 4 ditë pas vrasjes u nis për në Shqipëri, ndërsa u arrestua kur u kthye sërish në Bari. Hetuesit kanë vënë re gjithashtu se 29-vjeçari ka lëndime në disa gishta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY